Regjistrim i afaristëve
Regjistrimi i afaristëve është i rregulluar me normat e Ligjit për shoqëritë tregatre dhe Ligjit për sistemin njësportel për udhëheqjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të persnove të tjerë juiridikë. Regjistrimi i afaristëve bëhet onlajn nëpërmjet Regjitrit Qendror. Që nga muaji maj i vitit 2015, regjistrimi kryhet vetëm nëpërmjet agjentëve regjistrues që nënkupton avokatët dhe kontabilistët e liçencuar për çdo komunë në Republikën e Maqedonisë.
Me vet regjitrimin, Regjistri Qendror lidh shoqërinë tregtare me Entin për të hyra publike, Agjencioni për punësim, Departamenti për tatime në komunën ku gjendet selia e shoqërisë tregtare.
Me regjistrimin e punësimit të parë në Agjencionin për punësim, punësimi në mënyrë automatike ndërlidhet me Fondin për sigurim pensional dhe invalidor dhe Fondin për sigurim shëndetësor.
Llojet më të shpeshta të afarsitëve të regjistruar në komunën e Gostivarit janë: Tregtar individual, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar nga një person, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.