Leje për ndërtim
Sipas ndarjes së përshkruar në Ligjin për ndërtim, komuna e Gostivarit ka autorizim të jep leje për ndërtim të objekteve të kategorisë së dytë, që nënkupton ndërtimet me rëndësi lokale.
Në këtë kategori përveç ndërtimeve për vendbanime, Kryetari i Komunës ka autorizm për të dhënë leje për shkolla fillore dhe të mesme, për nevojat e komuniteteve fetare, ndërtime ekonomike, industriale dhe afariste, qendra tregtare, ndërtime për aktivitete hulumtuese dhe shkencore, parkingje, rrugë komunale si dhe ndërtime tjera të përcaktuara në ligj.