Kush jemi
Ky portal është përgatitur nga ana e Komunës së Gostrivarit në përpjekje për të siguruar transparencë të plotë për qytetarët dhe sipërmarrësit në lidhje me procedurat që janë në kompetencë të qeverisjes lokale.
Procedurat janë të paraqitura hap-pas-hapi nga këndvështrimi i qytetarit.
Për çdo hap keni të dhëna se ku duhet të drejtoheni, kërkesat, kostoja, dokumentet që duhet marrë, bazat ligjore, si dhe ku të drejtoheni në rast ankese.
Gostivari është komuna e parë në Evropë që implementon këtë projekt, falë ndihmës teknike të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD), mbështetjes financiare të Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe UNDP.
Ju inkurajojmë të vizitoni faqen dhe të na dërgoni mendimet e juaja si dhe idetë si të përmirësohen ose thjeshtësohen procedurat.